Arrestohet ish-presidenti amerikan Donald Trump. “CNN” raporton se Trump ka mbërritur në zyrën e prokurorit të qarkut të Manhattanit, ku është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim policor përpara se të dalë para gjykatës.

Trump pritet t’i merren gjurmët e gishtërinjve, ndërsa është e paqartë nëse ai do të fotografohet si një i burgosur zyrtar. Më pas, ai do të dërgohet në sallën e gjyqit. Sipas “CNN”, procesi do të jetë rutinë dhe i shpejtë. Arrestimi është deridiku formal, pasi pas seancës ai pritet të jetë i lirë. Por ky proces përfaqëson një moment historik. Ai është presidenti i parë që përfundon në bangën e të akuzuarve.

Ndaj tij rëndojnë 34 akuza. Në vitin 2016, gjatë kohës kur Trump po përgatitej të bëhej president, ylli i filmit për të rritur, Stormy Daniels kontaktoi me mediat dhe ju ofroi atyre kundrejt pagesës, informacione që provonin se ajo dhe Trump kishin pasur lidhje jashtëmartesore.

Ekipi i presidentit Trump e kuptoi këtë dhe avokati i tij Michael Cohen mori përsipër të mbylli çështjen që të mos bëhej publike dhe pagoi pornostaren Daniels, 130,000 dollarë për të heshtur.

Kjo nuk është e paligjshme. Megjithatë, kur Trump rimbursoi Cohen shumë që ai i kishte dhënë pornostare, në të dhënat për pagesën thuhej se ishte për tarifat ligjore. Për këtë Prokurorët thonë se kjo do të thotë që zoti Trump falsifikon të dhënat e biznesit, që është një kundërvajtje ligjore në Nju Jork.

Prokurorët pretendojnë gjithashtu se kjo shkel ligjin zgjedhor, sepse përpjekja e tij për të fshehur pagesat e tij ndaj zonjës Daniels ishte e motivuar nga mosdashja që votuesit të dinin se ai kishte një lidhje me të. Mbulimi i një krimi duke falsifikuar të dhënat është një akuzë e rëndë.

Arrestohet Donald Trump

Një avokat i ish-presidentit Donald Trump tha se ai pret që Trump të flasë para kamerave në korridorin jashtë sallës së gjyqit në Manhatan, para dhe pas akuzës së tij të martën.

Chris Kise, një nga avokatët e Trump, tha se ai u takua me Trump mbrëmë në Trump Tower. “Presidenti është elastik, optimist dhe është po aq i vendosur sa kurrë për të luftuar shtytësit e padrejtësisë,” tha Kise.

Sot në mëngjes, avokatët me zyrën e prokurorit të rrethit dhe ekipin e Trump po “hekurosin” detajet e një urdhri mbrojtës për të mbajtur sekret dokumentet që do të dorëzohen në këtë çështje.

Kise tha se Todd Blanche “është një shtesë e shkëlqyer” për ekipin ligjor. Sipas parashikimeve, pritet që Trump të paraqitet në gjykatë rreth orës 14.00 me orën lokale, që në Shqipëri është rreth orës 20.00.

Arrestohet Donald Trump

Kush e ka në dorë fatin e tij?

Kur Donald Trump të hyjë në sallën e gjyqit të Nju Jorkut, ai do të përballet me një gjykatës me përvojë, i cili nuk është i panjohur në orbitën e ish-presidentit: ushtrues detyre i Gjykatës së Lartë të Nju Jorkut, Juan Merchan.

Ai ka dënuar me burg Allen Weisselberg, të besuarin e Trump, ka kryesuar gjyqin e mashtrimit tatimor të Organizatës Trump dhe ka mbikëqyrur çështjen e mashtrimit kriminal të ish-këshilltarit Steve Bannon.

Por akuza historike e Trump të martën do të jetë ndoshta çështja me profilin më të lartë që Merchan ka pasur deri tani.

Merchan është përshkruar nga vëzhguesit si një gjyqtar “i ashpër”, por ai që është i drejtë, pavarësisht se kush është para tij