Kroacia ka thyer ëndrrën e Anglisë për Kupën e Botës me rezultatin 2- 1, në kohën shtesë në gjysmë- finale në stadiumin Luzhniki në Moskë.

Anglia nisi një ëmdërr me Kieran Trippier në minutën e pestë të pjesës së parë që e shënoi rezultatin 1-0 për Anglin ë. Por Kroacia u shfaq më e fortë që në sekondat e parë të pjesës së dytë, dhe Ivan Perisic barazoi në minutën 67.

Të dy ekipet sulmuan gjatë gjithë 90 minutave, por ishte e detyrueshme për një kohë shtesë, përderisa ishin me rezultatin 1-1. Pas një pjese të parë të tensionuar, Mario Mandzukic theu zemrat e Anglezëve në minutën e 109.

Kroacia shkon në finalen e Kupës së Botës.

Kundërshtare e Kroacisë në Moskë, nditën e Dielë, do të jetë Franca, e cila vjen në finale pas fitores 1-0 kundër Belgjikës në gjysmë-finale, të Martën, në stadiumin e St. Petersburg.

Veritas.com.al/

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.