Policia e Tiranës ka arrestuar një punonjës të Shërbimit Informativ Shtetëror. Sipas njoftimit zyrtar, në pranga ka rënë Arian Ulqinaku, 45 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi është arrestuar në flagrancë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur. “Ky shtetas është konstatuar në rrugën “Misto Mame”, duke drejtuar mjetin tip “Opel Astra”, me targë AA 190 JN, në gjendje të dehur”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia po verifikon nëse në momentin e ndalimit ai ka qenë në detyrë apo jashtë saj.