Në zonën e Verese ne Itali, një 62-vjeçar shqiptar i identifikuar si Muhamad Vrapi, dje ka vrarë me thikë kuzhine gruan e tij, Diana Vrapi Koni, 52 vjeçe, duke e goditur 15 herë me rradhë.

Edhe pse gruaja ishte dërguar në spital, nuk ka mundur që t’u mbijetonte plagëve të marra.

Autori i ngjarjes ka pranuar krimin dhe është arrestuar.

Njëri prej fëmijëve është shprehur para hetuesve se gjithnjë i kë kërkuar nënës së tij që “të qëndrojë larg nga ajo shtëpi”, pasi gjërat mes tyre nuk shkonin si duhet.

“Unë e këshilloja nënën time për të qëndruar larg nga ajo shtëpi”, tha i riu, shkruan milano.corriere.it.

Çifti shqiptar ishte shpërnguar në Itali, por me pas kishin tërhequr dhe fëmijët e tyre nga qyteti i Durrësit.

Ata kishin marrë edhe nënshtetësinë italiane dhe janë prindër të tre fëmijëve, dy djem dhe një vajzë, të gjithë të rriturit, që tani jetojnë secili më vete.

Policia italiane është duke hetuar lidhur me këtë ngjarje të rëndë. Ajo po punon për të kuptuar se çfarë e ka shtyre 62-vjeçarin, qe të kryej në masakër të tillë, pasi ai njihej si njeri punëtor./Marrë nga DurresLajm/