(FOTO: Në sheshin Maçka të Stambollit)

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu ka konfirmuar të paktën 20 të plagosur, ndërsa nuk ka njoftime për të vdekur nga sulmet.

Disa sulme me bomba – pak çaste më parë në sheshin Maçka në Stamboll të Turqisë.

Shpërthimet kanë ndodhur vetëm pak metra larg stadiumit të Beshiktashit ku luhej ndeshja kundër Bursaspor.

Policia ka rrethuar të gjithë zonën, ndërsa raportohet edhe për shkëmbim zjarri.

Deri tani nuk ka noftime për viktima; flitet për 20 persona të plagosur. Nuk ka ende ndonjë pohim nëse janë akte terroriste dhe nga kush nxiten.

Veritas.com.al/