Qeveria e SHBA do të donte një emër të ri për Villa Firenze. Flitet për Bellonin ose Guariglian, por gjithçka varet edhe nga koha e qëndrimit te Moaveros dhe e te gjithë ekzekutivit

Lorenzo Vita/

Në raportet midis administratës Trump dhe Lega-s ka një element që është gjithnjë e më rilevant: intoleranca e Uashingtonit dhe vetë Carroccios në drejtim te ambasadorit Armando Varricchio.

Diplomati italian ka kohë që është në qendër të një polemike midis partisë së Matteo Salvinit, qeverisë dhe administratës amerikane. Gjithmonë në marrëdhënie të shkëlqyera me të majtën italiane (nga Giorgio Napolitano te Enrico Letta, duke kaluar te Matteo Renzi dhe Massimo D’Alema), Varricchio nuk i pëlqen Legës, por nuk i pëlqen mbi te gjitha as Donald Trumpit, i cili ka kërkuar prej kohësh ta largojë atë nga detyra e përfaqësuesit italian në Shtetet e Bashkuara. Shumë janë divergjencat midis qeverisë amerikane dhe ambasadorit e mbi të gjitha te shumta lidhjet me demokratët amerikanë.

Në të vërtetë, është mbi të gjitha kjo që ndikon ndjeshëm mbi pëlqimin e Shtëpisë së Bardhë për diplomatin italian në Uashington. Një shembull, mbi të gjitha, darka e organizuar nga vetë Varricchio për nder të Nancy Pelosit,e kthyer për të qenë kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, në të cilen ishin ftuar disa te ftuar nderi Bill dhe Hillary Clinton dhe John Kerry, ish-sekretar i shtetit i Barak Obamës . Nuk ishte asnjë i ftuar nga partia republikane, qe aktualisht qeveris Shtetet e Bashkuara. Dhe është e qartë se kjo ka ndikuar (shumë) në acarimin e thellë nga ana e  administratës Trump, samiti i së cilës kishte kërkuar që në fillim të mandatit për të ndryshuar ambasadorin dhe kjo është një kërkesë e përsëritur edhe më vonë.

Presidenti amerikan ka shpresuar për shumë kohë në faktin se Lega dhe Lëvizja 5 Yje mund të ndryshojnë hierarkinë diplomatike italiane në Uashington. Por deri më tani, ose për shkak të punës së Enzo Moavero Milanesit, ose për shkak të “neglizhencës” së Uashingtonit për tema të tjera në lidhje me Italinë (nga Venezuela në F-35 deri në problemin e Rrugës së Re të Mëndafshit), diskutimet janë qetësuar. Qetësuar po, por jo mbaruar. Dhe tema është kthyer në modë javët e fundit, madje edhe në mundësinë e udhëtimit të Salvinit në Shtetet e Bashkuara, kur, në qershor, ai mund të takohet me zëvendës presidentin Mike Pence.

Lëvizjet e Farnesina-s

Nga Farnesina, diçka po fillon të lëvizë. Dhe arsyet janë dy: nga njëra anë presidenti amerikan dëshiron që të mbyllet shpejt kjo prani “e papërshtatshme”; nga ana tjetër, Varricchio vitin e ardhshëm përfundon mandatin. Dhe gjithçka do të varet nga aftësia e Moaveros për të qëndruar në krye të ministrisë së jashtme akoma për aq kohë sa mjafton për emërimin e ri. Burime të Ministrisë së Jashtme konfirmojnë për ilGiornale.it se emri i përzgjedhur mund të jetë ai i Elisabetta Bellonit,qe aktualisht mban postin e sekretarit të përgjithshëm në Farnesina. Është edhe dikush që flet për Riccardo Guariglia  sic kujton La Verità, edhe pse shfaqet në plan të dytë. Problemi është se, edhe në këtë rast, emërimet nuk eshte e thene te jenë veçanërisht të mirëpritura brenda administratës amerikane. Belloni është një emër që është në çdo rast i lidhur me qeveritë e mëparshme dhe se në fakt do të ishte një lloj longa manus i diplomacisë made in Moavero Milanesi, edhe pse te njejtat burime te Farnesina-s kujtojnë se ndërmjet ministrit dhe kandidatit të mundshëm për udhëheqjen e ambasadës Italiane ka pasur së fundi divergjenca. Divergjenca që janë pare edhe në kohët e fundit me zerat mbi një ndryshim të mundshëm të tuteles pikërisht në krye të Ministrisë së Jashtme dhe që e shihnin ambasador Pietro Benassin(këshilltar diplomatik i Giuseppe Contes) në krye për postin e ministrit dhe qe ben pjesë ne rrethin pranë Bellonit. Një miks emërimesh të mundshme që mund të ngjallin dyshime në administratën amerikane.

Pikërisht për këtë arsye, në valsin e emërimeve mund edhe të dale një emër i ri i mundshëm për udhëheqjen e vete Farnesina-s. Dhe është e qartë se në Shtetet e Bashkuara do të dëshironin një njeri vendosmërisht ndryshe nga Moavero,qe është shumë më afër establishmentit të Bashkimit Evropian dhe ne një bote të caktuar të politikës italiane dhe amerikane ndaj asaj që do të donte Trump. Dhe takimi mes Moaveros dhe Pelosit sigurisht nuk ka ndihmuar. Administrata e Shteteve të Bashkuara nuk duket veçanërisht e kënaqur me sjelljen e qeverisë së verdhë- gjelbër: dhe ndoshta mund të vere gishtin edhe mbi një emër të ri në ministri, ndoshta nga vetë Lega. Në këtë kuptim, udhëtimet e Giancarlo Giorgettit dhe Guglielmo Picchit në Shtetet e Bashkuara, dy “diplomatët” e Salvinit në Uashington, mund të kenë një kuptim të thellë.

Veritas.com.al/