Presidenti Donald Trump, ditën e Hënë ka emëruar gjykatësin konservator Brett Kavanaugh për në Gjykatën Supreme, një vendim që me sa duket do të çimentojë peshoren për nga e djathta në majë të trupit gjyqësor. Kjo mund të shkaktojë disa implikime sidomos me luftën e majtistëve.

Brett Kavanaugh do të zëvendësojë anëtarin e Gjykatës Supreme Anthony Kennedy që dha dorëheqjen disa ditë më parë.  Gjykatësi Brett Kavanaugh është anëtar i Gjykatës së Apelit të Shteteve të Bashkuara për distriktin e Kolumbisë.

Vendimi i Trump bën pjesë mes qëndrimeve më konsekuente të presidencës amerikane në dekada edhe për të ardhmen. Me Kavanaugh, vetëm 53 vjeç, Trump mund të shërbejë për një gjeneratë ose më shumë krahut të djathtë.

“Gjykatësi Kavanaugh ka besim pa të meta, kualifikim të pakalueshëm dhe prova të dhënies së drejtësisë së barabartë sipas ligjit”, tha Trump teksa prezantoi emërtesën e tij nga Shtëpia e Bardhë. Ai e çmoi gjykatësin Kavaanaugh si “një nga mendjet më të përsosur dhe më të mprehtë në kohën tonë”.

Veritas.com.al/