(FOTO: Donald Trump në një briefing dje me Inteligjencën e SHBA)/

Presidenti i zgjedhur Donald Trump vlerësoi se sulmi kibernetik “nuk ka absolutisht efekt” në rezultatin e zgjedhjeve, pas një takimi të shkurtër që kishte të Premten me përfaqësues të Inteligjencës së SHBA në “Trump Tower”.

“Ndërsa Rusia, Kina dhe vende të tjerë jashtë grupit, si edhe njerëz të veçantë përpiqen që të hyjnë në infrastrukturën e kibernetikës së institucioneve të qeverisë sonë, bizneseve dhe organizatave të tjera duke përfshirë edhe Komitetin Kombëtar të Demokratëve, megjithatë nuk ka absolutisht asnjë efekt në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të Amerikës”- tha Donald Trump në një deklaratë të shpërndarë për mediat.

Ai shtori se me gjithë përpjekjet për të ndërhyrë dhe miratuar RNC, ata kanë siguri mbrojtjeje të tillë që mund të përballojnë sulmet.

Trump ishte në takim me Drejtorin e Inteligjencës Kombëtare James Clapper, drejtorin e CIA-s, John Brennan, drejtorin e  e FBI, James B. Comey, dhe Adm. Michael S. Rogers, shefin e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe Komandant i Kibernetikës së Shteteve të Bashkuara.

Pas konferencës, u shfaq i zellshëm që t’i linte polemikat pas krahëve dhe vlerësoi komunitetin e inteligjencës për përpjekjet e tyre.

“Kam respekt shumë të madh për punën dhe shërbimin e bërë nga burrat dhe gratë e këtij komuniteti ndaj kombit tonë të madh”- tha ai.

Ai gjithashtu premtoi se do të ketë një program energjik për të siguruar vendin nga sulmet kibernetike, duke e shpallur këtë plan brenda 90 ditëve në postin e Presidentit.

“Metodat, mjetet dhe taktikat që do të përdorim për ta mbajtur Amerikën të sigurt mund të mos jenë për diskutim publik; sepse kjo do të bënte që të përfitonin ata që duan të na dëmtojnë”- tha Trump.

“Dy javë që nga dita e sotme unë do të bëj betimin për postin e Presidentit, dhe siguria e Amerikës do të jenë për mua prioriteti numër një”.

/Veritas.com.a/