Presidenti Donald Trump shpërfilli reporterët e Shtëpisë së Bardhë të shtunën pasi ata përsëritën disa herë pyetjen ndaj tij nëse është racist.

“Jo. Nuk jam racist”, u përgjigj presidenti”.

Dhe vazhdoi se nëse ‘ju thoni racist’ atëherë “Unë jam racisti më i vogël që ju mund të keni intervistuar ndonjë herë. Kjo është ajo çfarë mund t’ju them”.

Trump foli shkurtimisht me reporterët teksa hyri në ‘ International Golf Course’ me liderin e maxhorancës në Senat, Kevin McCarthy.

Presidenti tha se bashkë me liderin e maxhorancës kanë shumë çështje për të diskutuar, përfshi këtu edhe marrëveshjen DACA.

“Ndershmërisht iu them se nuk mendoj se Demokratët duan të bëjnë marrëveshje”, tha Trump. Ai tha se “Unë mendoj se ata flasin mbi BACA, por nuk duan që t’i ndihmojnë njerëzit e programit DACA”.

Veritas.com.al/