Të Martën, në Darkën e Marsit të Komitetit Kombëtar Kengresal të Republikanëve, presidenti Donald Trump tha se Republikanët do të mbajnë maxhorancën në Dhomën e Përfaqësuesve, sepse po luftojnë kundër Demokratëve të cilët “kanë humbur kontaktet me njerëzit normal që punojnë përditë”.

Trump tha se “Tani ata thonë mandatin në mes përderisa erdhi mesi i mandatit. Dhe si gjithmonë, ata thonë se 95 për qind të kohës kjo nuk ndodh. Por asnjëherë nuk kanë parë ekonomi si kjo, askush nuk ka dëgjuar ushtri që po bëhet më e fortë dhe për kaq shpejt, askush nuk ka bërë çfarë po bëjmë ne”.

Ai vazhdoi: “ Ne do ta sfidojmë parashikimin edhe një herë tjetër. Ne do të mbajmë maxhorancën në Dhomën e Përfaqësuesve. Dhe ne do të vazhdojmë të luftojmë për ndryshimin që populli do dhe që meriton…”.

Veritas.com.al/