Trump promovon përparimet në luftimin e koronavirusit në tubimin e fushatës në Karolinën e Veriut ndërsa raportohen më shumë të infektuar në SH.B.A.
Presidenti Trump u mburr për punën e administratës së tij në luftimin e koronavirusit gjatë një tubimi fushate në Charlotte, N.C. të hënën në mbrëmje, ndërsa u përqendrua tek Demokratët dhe rivalët e tij politikë për përpjekjet për të “politizuar” përhapjen e virusit.

Trump premtoi se së shpejti do të ketë një vaksinë të gatshme për t’u marrë me virusin vdekjeprurës dhe tha se administrata e tij po punon shumë për të përmirësuar shpërthimin e tanishëm në Shtetet e Bashkuara. “Administrata ime ka ndërmarrë qasjen më agresive në historinë amerikane për t’u marrë me koronavirusin,” tha Trump në skenë në Bojangles Coliseum. “Ne kemi kufij të fortë dhe veprimet tona të ashpra dhe të hershme kanë provuar se kemi 100 për qind të drejtë.”

Ai shtoi: “Ne i mbyllëm kufijtë tanë shumë herët për disa vende. Kemi marrë shumë mbështetje … Demokratët në Uashington po përpiqen të politizojnë koronavirusin. ”

Komentet e Trump-it erdhën pas një dite takimesh me drejtuesit e ndërmarrjeve farmaceutike dhe grupin e tij të task forcës se koronavirusit, dhe ndërsa më shumë infektime nga virusi u raportuan në të gjithë vendin. Zëvendes Presidenti Mike Pence konfirmoi në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të hënën se ka 43 raste të koronavirusit në Sh.B.A, por tha që rreziku “mbetet i ulët” për Amerikanët.

Gjatë takimit të tij, Trump u bëri presion drejtuesve farmaceutikë që të zhvillojnë shpejt një vaksinë, por as parashikimet më optimiste nuk e shohin atë që të dalë në treg për muaj.

Veritas.com.al/