Presidenti Trump ditën e Hëne gjatë një takimi me reporterët nga Pakistani tha se mund të çmohet me Çmimin Nobel për Paqe ‘në qoftë se ata e japin ndershmërisht’.

Presidenti u duk i kënaqur me pyetjet e gazetarëve të Pakistanit të cilët e lëvduan dhe e ngritën lart rreth zgjidhjes së konfliktit në Kashmir pak përpara takimit me kryeministrin e Pakistanit, Imran Khan mes seancave të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Unë e çmoj shpirtin e mrekullueshëm të shtypit”, tha Trump. “Unë nuk e shikoj shtypin që të jetë me ne. Me shtypin tuaj njerëzit duan të shikojnë diçka pozitive në vendin tuaj”.

Një nga reporterët sugjeroi para Trump se ai do ta meritonte ‘përfundimisht’ çmimin Nobel për Paqe nëse do të mund të ndërmjetësonte zgjidhjen e tensioneve në rajonin shumë të debatueshëm të Kashmirit.

“Unë mendoj se do ta meritoj Çmimin Nobel për Paqe për shumë gjëra, nëse ata e ndajnë këtë çmim ndershmërisht, gjë që  ata nuk e bëjnë”, tha Trump. (The Hill).

Veritas.com.al/