Turqia dhe Shtetet e Bashkuara janë bllokuar të enjten në krizën më serioze diplomatike midis aleatëve të NATO-s në vite mbasi Uashingtoni kishte goditur me sanksione ndaj dy ministrave të lartë turq dhe Ankaraja premtoi të hakmerret.

Gjatë javëve të fundit janë rritur tensionet në lidhje me arrestimin ne Turqi të pastorit amerikan, Andrew Brunson ndaj akuzave terroriste, i cili u arrestua së pari në tetor 2016 dhe u transferua në arrest shtëpiak javën e kaluar.

Kalimi në arrest shtëpiak i Brunson, i cili udhëhoqi një kishë protestante në qytetin e Egjeut të Izmirit, i ndezi më tepër se sa i zbuti tensionet, me presidentin Donald Trump dhe zëvendës presidentin, Mike Pence, duke paralajmëruar Turqinë se do përballej me sanksione.

Sanksionet qe kanë në shënjestër Ministrin e Drejtësisë Abdulhamit Gul dhe Ministrin e Brendshëm Sulejman Soylu, ngrijnë çdo pronë ose asete në tokën e SHBA të zotëruar nga dy ministrat dhe ndalojnë qytetarët amerikanë që të bëjnë biznes me ta.

“Këta zyrtarë shërbejnë si udhëheqës të organizatave qeveritare turke përgjegjëse për zbatimin e abuzimeve serioze të të drejtave të njeriut të Turqisë”, tha në një deklaratë të mërkurën Departamenti i Thesarit i SHBA.

Veritas.com.al/