AFP

Gazetari saudit Jamal Khashoggi ishte një komentator që punoi për Washington Post

Stamboll (AFP) – Prokurorët turq të mërkurën akuzuan 20 të dyshuar përfshirë dy ish ndihmës të lartë të Princit të Kurorës Saudite Mohammed bin Salman për vrasjen brutale të vitit 2018 të kritikut të Riyadhit Jamal Khashoggi.

Prokurorët akuzojnë nënkryetarin e inteligjencës së Arabisë Saudite Ahmed al-Assiri dhe carin mediatik të gjykatës mbretërore Saar al-Qahtani për udhëheqjen e operacionit kundër Khashoggit dhe dhënien e urdhrave për një ekip sulmi Saudit.

Khashoggi, 59 vjeç, një komentues që shkroi për The Washington Post, u vra pasi ai hyri në konsullatën Saudite më 2 tetor 2018, për të marrë dokumente për martesën e tij me të fejuaren turke Hatice Cengiz.

Insajderi Saudit i kthyer në-kritik u mbyt dhe trupi i tij u pre në copa nga një skuadër Saudite prej 15-vetash brenda konsullatës, sipas zyrtarëve Turq.

Eshtrat e tij nuk janë gjetur asnjëherë përkundër thirrjeve të përsëritura nga Turqia që Sauditët të bashkëpunojnë.

Riadi këmbëngul se ai u vra në një operacion “të poshtër”.

Por CIA, një raportues special i OKB dhe Ankaraja kanë lidhur direkt princin e kurorës Saudite me vrasjen, një akuzë e mohuar me forcë.

Cengiz të mërkurën përshëndeti akuzat, duke përshkruar vendimin e prokurorit si një “hap të mirë drejt drejtësisë”.

Ajo i kërkoi Drejtorit Kombëtar të Inteligjencës së SHBA që të publikojë një raport mbi atë se kush është përgjegjës për vrasjen dhe i bëri thirrje Uashingtonit të kryejë “një hetim ndërkombëtar”.

“Mos mbajtja nën përgjegjësi e vrasësve të vërtetë të Jamal-it u jep atyre zyrtarëve një dritë jeshile për të vazhduar opresionin e tyre ndaj njerëzve (dhe) i dërgon botës mesazhin e gabuar që të pasurit dhe të fuqishmit janë mbi ligjin.”

– ‘Vrasje monstruoze’ –

Turqia kreu hetimin e vet pasi ishte e pakënaqur me shpjegimet e Arabisë Saudite.

Zyra e prokurorit të Stambollit tha në një deklaratë se Assiri dhe Qahtani ishin akuzuar për “vrasje të qëllimshme dhe monstruoze, duke shkaktuar tortura”.

Vrasja bëri që marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Riadit – rivalëve prej kohësh – të përkeqësohen.

Sauditët,të cilët kanë të drejtë te investojnë dhe pushojnë në Turqi,u nxitën të bojkotojnë vendin vitin e kaluar.

Ndërkohë Turqia është një mbështetës kryesor i Katarit, veçanërisht pasi një bllokadë ekonomike e udhëhequr nga Riadi filloi kundër shtetit të Gjirit në 2017, dhe akuzohet për mbështetje të grupeve përfshirë Vëllazërinë Myslimane.

Arabia Saudite e shikon Vëllazërinë si një kërcënim ekzistencial.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është zotuar se Ankaraja nuk do të heqë dorë nga çështja.

“Kjo ka ndodhur në vendin tim, si nuk do ta ndjek më këtë? Sigurisht që do ta ndjek. Kjo është përgjegjësia jonë,” i tha Erdogan Fox News vitin e kaluar.

– ‘Prova e pamjaftueshme’ –

Tetëmbëdhjetë të dyshuar të tjerë – përfshirë operativin e inteligjencës Maher Mutreb i cili udhëtonte shpesh me princin e kurorës në turne të huaja, ekspertin mjekoligjor Salah al-Tubaigy dhe Fahad al-Balawi, një anëtar i rojës mbretërore Saudite – u akuzuan gjithashtu “për vrasje me qëllim dhe monstruozitet,duke shkaktuar tortura”.

Ata do përballen me burg për jetë nëse dënohen.

Mutreb, Tubaigy dhe Balawi kishin qenë në mesin e 11 personave që po gjykohen në Riad. Zyrtarët perëndimorë thanë që shumë prej të akuzuarve mbroheshin duke thënë se po kryenin urdhrat e Assirit, duke e përshkruar atë si drejtuesin e operacionit.

Pesë persona pa emër u dënuan me vdekje në Arabinë Saudite në dhjetor ndërsa tre të tjerëve iu dha dënimi me burg në total 24 vjet për vrasjen.

Qahtani ishte hetuar por ai nuk u akuzua nga autoritetet Saudite për shkak të “provave të pamjaftueshme” ndërsa Assiri u akuzua por përfundimisht u lirua për të njëjtat arsye.

Prokurori Turk tha se një gjyq në mungesë do të hapet kundër 20 të dyshuarve por nuk dha një datë.

Prokurorët tashmë kanë lëshuar fletë-arreste për të dyshuarit që nuk janë në Turqi.

VERITAS.COM.AL