Në vetëm 13 ditë luftime në Ukrainë mbi 1,200 civilë janë vrarë ose plagosur. Shifra është njoftuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara . Mes të vdekurve është edhe një gazetar.Ky numër, sipas OKB përfshin 406 njerëz të vrarë dhe 801 të plagosur. Megjithatë, zëdhënësja e Komisionarit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Liz Throssell, paralajmëroi se shifrat “mund të jenë shumë më të larta”.

Shumica e lëndimeve janë rezultat i “sulmeve ajrore dhe i të shtënave me armë”, tha OKB-ja.