Nga Veritas.com.al/

Kjo nuk ka ndodhur vetëm në kohën e At Gjergj Fishtës,  të Fan Nolit ose Mehdi Frashërit. Këta u robtuan dhe u shpallen armiq nga të gjithë plehrat që vetëquheshin shqiptarë patriotë dhe iu suleshin këtyre që flisnin të vërtetën.

Kjo ka ndodhur dhe po ndodh aktualisht.

Të gjitha qeverive shqiptare ose ku ka shqiptarë aktivë në shtetet ballkanike, po i mbarojnë energjitë. Edhe pse u zgjodhën me votë popullore, tanimë e kanë humbur besimin dhe vlerësimin popullor. I ka rrënuar korrupsioni i tyre dhe arroganca kundër atyre që i votuan.

Zgjedhja e tyre nuk është rikuperimi, as dorëheqja. Zgjidhja e tyre në kohën kur humbin besimin dhe vlerën, është shkelja mbi interesat e kombit.

Sot qeveria e Kosovës dhe presidenti i Republikës së Kosovës, Thaçi, kanë ngritur botën më këmbë me një propozim për “ushtri të armatosur” të Kosovës. Këta kanë përgatitur për në Parlament një ligj mbi krijimin  Ushtrisë së Kosovës. Edhe pse në Kosovë ndodhen Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) të mbikëqyrura nga NATO, edhe pse aleatët e mëdhenj i kërkojnë Kosovës të veprojë sipas Kushtetutës dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

Sot Shtetet e Bashkuara reaguan të shqetësuar mbi ushtrinë “e njëanshme” të Kosovës duke e konsideruar një rrezik për paqen në rajon. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha se “kjo nuk do të lejohet të bëhet”, pasi krijon konflikt në rajon.

Vetë zyrtarët e lartë të politikës së brendshme në Kosovë reaguan duke thënë se “nuk mund të ngremë ushtri pa marrëveshjen e  Amerikës dhe NATO-s”. Megjithatë, akoma zoti Thaçi po nxit “urët” për krijimin Ushtrisë deri në orët e vona të pasdites.

Thaci ka zgjedhur momentin e tij të vështirë, kur i duhet të hedhë një “bombë” aty ku nuk ka nevojë dhe të tërheqë vëmendjen e njerëzve. Ekonomia e Kosovës ka rënë dhe korrupsioni është rritur. Politikanët dhe mediat po e akuzojnë se “ka izoluar Kosovën”. Në politikën e jashtme nuk ka asnjë përparim. Atëherë shpik një “karrotë” ushtarake për popullin që “beson” dhe sakrifikon “urinë për ushtrinë”.

Këtë e bën në kohën kur kombin shqiptar e gjen në pozitë të dobët. Shqiptarët e Maqedonisë po akuzohen si jo- shtetformues dhe po privohen nga e drejta e gjuhës së tyre si gjuhë zyrtare. Vetë Maedonia nuk është e aftë të zgjedhë qeveri pas zgjedhjeve të parakohshme.

Në Shqipëri qytetaria ndodhet në një protestë për zëvendësimin e qeverisë me një qeveri teknike, sepse këtë qeveri nuk e beson për të zhvilluar zgjedhje parlamentare. Edhe qeveria e Tiranës i “përdori” politikanët shqiptarë të Maqedonisë, duke shkelur të drejtat e shtetit të Maqedonisë. Por e bëri për “madhështinë” e saj dhe për t’u dukur para kombit.

Në fakt kështu po shkelen interesat kombëtare me qëllim që ekipet qeveritare të qëndrojnë mbi ujë.

/Veritas.com.al/