Ai ishte 95 vjeç. Kishte lindur në Firence, ku ishte diplomuar për Letërsi Moderne dhe kishte drejtuar që nga 1951 deri në 1956, “Il giornale del Mattino”, me frymë demokristiane. Besimi katolik dhe bindjet politike të lidhura me këtë ideal do të jenë gjithmonë orientimi i tij. Në fakt, në vitin 1956, nën Amintore Fanafani, mentorin e tij politik dhe mikun e përjetshëm, u emërua drejtor i “Il Popolo”, gazetës së Partisë Demokristiane.

Një besimtar katolik dhe drejtor i “Popolo”, ai drejtori televizionin publik që nga viti 1961 deri në 1974. Pastaj filloi “jetën e dytë” si menaxher. “Addio a Ettore Bernabei” shkruan sot “Corriere Della Sera”, citon Syri.net, një artikull në shenjë nderimi për një nga figurat kyçe të historisë politike dhe mediatike në Italinë e shekullit të njëzetë.

Por aventura e vërtetë e Ettore Bernabei është si Drejtor i Përgjithshëm i RAI që nga viti 1961 deri në vitin 1974. Është ai që e ideoi, në emër të demokristianëve, këtë television  pedagogjik dhe kulturor.

Qëllimi ishte unifikimi edhe gjuhësor i një vendi akoma të ndarë me një kulturë fshatare, të rrënuar nga analfabetizmi dhe me një hendek të thellë ndërmjet Veriut dhe Jugut.

RAI i Bernabei kulturoi italianët dhe solli në shtëpitë e tyre, shpesh edhe në lokale dhe në kinema, dramat e mëdha të përshtatura për televizion. Për të dhënë vetëm një shembull, në vitin 1963, miliona italianë ndoqën duke mbajtur frymën një mbrëmje, pjesën e parë të filmit “Krim dhe Ndëshkim”, veprës së Dostojevskit, me regji të Anton Giulio Majano dhe me aktorë të kalibrit si Ilaria Occhini, Luigi Vannucchi e Gianrico Tedeschi