Xhemal Loka, bashkëshorti i 41 vjeçares që u vetëvra duke pirë fotoksinë në Durrës është arrestuar nga policia. Nga hetimet ka rezultuar se 45 vjeçari ka dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme ndaj saj.

45 vjeçari, kur ishte kthyer nga Greqia, e kishte kërcënuar për ta vrarë me thikë, në prezencë të njërit prej fëmijëve. Në banesë i janë edhe 1 automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak.

Për këtë rast, Bedrie Loka nuk ka bërë kallëzim në polici. Gjithashtu, specialistët për hetimin e krimeve kanë sekuestruar celularin e 45 vjeçarit, i cili e kishte fshehur atë, dhe nuk ka bashkëpunuar me Policinë.

Ky celular, bashkë me celularin e së ndjerës janë dërguar për ekspertimin me qëllim gjetjen e provave për dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes