Shkrimtarja amerikane, fituese e çmimit Nobel, Toni Morrison, vdes në moshën 88 vjeç.

Familja Morrison ka konfirmuar “me keqardhje të thellë”, se Morrison ka vdekur ‘pas një sëmundjeje të shkurtër’.

Autore e 11 romaneve, ajo fitoi Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1993, kur romanin e saj të parë e kishte botuar në vitin  1970 me titull  ‘The Bluest Eye’.

Libri i saj i vitit 1987 ‘Beloved’ që tregon historinë e një gruaje skllave u bë film në vitin 1998 me pjesëmarrjen edhe të yllit të spektaklit Oprah Winfrey në 1998.

Morrison një herë ka thënë: “Ne vdesim. Ky mund të jetë kuptimi i jetës. Por ne flasim. Kjo mund të jetë masa e jetës sonë”.

VERITAS.COM.AL/

Image result for Nobel laureate Toni Morrison dead at 88: family