Ka ndërruar jetë në spital vajza e mitur e cila u përplas nga treni në Elbasan më herët gjatë kësaj të premteje.

“Në fshatin Bradashesh treni i pasagjerëve ka paplasur shtetasen e mitur E.Z., 12 vjeçe banuese në Elbasan Bradashesh”, njoftoi Policia.

Vajza u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetojë.

Drejtuesi i trenit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme, njoftoi Policia.

Veritas.com.al/