Sipas rezultateve të para të shpallura nga numërimi i votave të ardhura nga diaspora turke, shtetasit turq në Maqedoni kanë votuar me 57,97 % pro dhe 42,03 % kundër në referendumin e zhvilluar të dielën për ndryshimet kushtetuese, të cilat do t’i zgjerojnë kompetencat e presidentit Rexhep Taip Erdogan- raporton agjencia KosovaPress

Në Kosovë, 57,14% e votuesve votuan pro dhe 42,86% “Jo”, ndërkohë që rezultati i shpallur nga votat e shfrytëzuara në Shqipëri është 41,80% pro kundrejt 58,20 % të votave “Jo”.

Në Turqi, Erdogan fitoi me diferencë të vogël me 51.2% të votave “Po”, kundrejt 48.7% të votave “Jo”. Me këtë fitore, Erdogan merr në dorë shumë kompetenca dhe pushteti i tij zgjatet deri në vitin 2029.

/Veritas.com.al/