( FOTO: Domart Konjari, i shpallur në kërkim)/

Policia thotë se gjatë hetimeve paraprake për zbardhjen e ngjarjes, në banesën e viktimës ka gjetur dhe sekuestruar 3 kilogramë kokainë, 300 gramë drogë LSD dhe një armë automatike.

Të shtunën në mbrëmje disa të shtëna armësh në afërsi të Spitalit të Fëmijëve në Tiranë dhanë sinjalin e ‘zgjimit’ të atentateve mes bandave në lagjet e ‘Varrit të Bamit”. Kishte disa vite që nuk ishin dëgjuar.

Ekzekutohet para pallatit ku banonte Devi Kasmi, i sapo kthyer nga Spanja, person i skeduar nga Policia si i përzierë në akte kriminale. Vrasja u konsiderua e ‘tipit mafioz’ për shkak të masave të ‘studiuara mirë’.

‘Cerifikatën’ e personit të përzierë në krim e plotësoi më vonë hulumtimi i Policisë në banesën e Kasmit, ku u gjetën 3 kg kokainë dhe armë me silenciator.

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një person në lidhje me ekzekutimin e 41-vjeçarit, Devi Kasmi. Kasmi u ekzekutua pasditen e së hënës në rrugën “Kongresi i Manastirit” me katër plumba.

Dy persona me motoçikletë kryen qitje me pistoletë. Sipas policisë ata kanë qëlluar pesë herë, në kokë dhe në trup, duke u siguruar për ekzekutimin e shënjestrës së tyre. Në informacionin e saj zyrtar, policia njoftoi se mori telefonatë në orën 18 e 44 minuta për të shtëna me armë zjarri.

Për këtë ngjarje, policia ka shpallur në kërkim shtetasin Domart Konjari. Në njoftimin e policisë nuk saktësohet nëse Konjari është ekzekutori, por dyshohet se ai është në dijeni dhe i përfshirë në vrasjen mafioze, si një nga dy personat e atentatit.

Grupi hetimor i kësaj çështjeje ka marrë të dhënat e para për viktimën, i cili ishte një person, që edhe pse nuk kishte precedentë penalë hetohej për trafiqe të jashtëligjshme.

Kasmi ishte kthyer së fundmi nga vendet e Bashkimit Europian, ku dyshohet se ishte i përfshirë në një rrjet të trafikut të drogës. Edhe pista kryesore në të cilën po heton policia ka të bëjë me një krim tjetër të mundshme të kryer jashtë kufijve shqiptarë.

Veritas.com.al/