Presidenti Donald Trump ka dënuar urrejtjen dhe supremacinë e bardhë në drejtim të publikut me rastin e breshërive masive të zjarrit që la 31 të vdekur të Texas dhe Ohio.

Ai bëri thirrje pëe reforma në kontrollin e armëve sipas shëndetit mendor, për dënimin me vdekje për këta që kryejnë vrasje masive dhe më shumë bashkëpunim bi-partizan mbi ligjet e armëve.

“Sëmundjet mendore dhe urrejtja e tërheqin gishtin, jo armët”, tha zoti Trump, Duke folur në Shtëpinë e Bardhë ditën e hënë.

Ai nuk shprehu mbështetje për masat e kontrollit të armëve që është dërguar në Kongres.

“ Në një zë, kombi ynë duhet të dënojë racizmin, fanatizmin dhe supremacinë e bardhë”, tha Trump ditën e Hënë.

“Këto ideologji ogurzeza duhet të munden. Urrejtja nuk ka vend në Amerikë”,

Komentet e tij zoti Trump i bëri pak para se i dyshuari për vrasjet në El Paso, Texas, u ngarkua me akuzën për vrasje. Policia në El Paso gjithashtu konfirmoi të Hënën edhe dy viktima të tjera vdiqën në spital, duke e ngritur numrin e të vrarëve në Texas në 22.

VERITAS.COM.AL/