(FOTO: Ambasadori i Rusisë në Turqi, Andery Karlov, që mbeti i varrë sot)/

Ambasadori i Rusisë ka mbetur i vdekur pas një të shtëne me armë kundër tij në një ekspozitë arti në Ankara.

Andrey Karlov ka ndërruar jetë në spital pasi iu bë atentat në një galeri arti në Ankara.

Aiu qëllua nga një militant i ISIS gjatë kohës që po mbante fjalim në ekspozitën e pikturave. Akoma nuk dihet identiteti i atentatorit, por kamerat kanë regjistruar një burrë të veshur me kostum dhe kravatë që ka qëlluar disa heë me poistolete, duke thërritur “Mos harroni Aleppo-n!”.

Mediat turke raportojnë se atentatori  ishte pajisur me një kartë policie për të siguruar hyrjen në sallë.

Në momentin që qëlloi me armë, militanti i ISIS thirri “Hakmarrje për Alepon”. Më pas agresori u qëllua për vdekje nga policia.

Ambasadori u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi të mbijetonte.

Akoma nuk dihet emri i atentatorit dhe as motivi pse ka qëlluar.

Presidenti i Turqisë, Erdogan është njoftuar mbi ngjarjen e rëndë- thonë mediat.

/Veritas.com.al/

Image