Ambasadorja Yuri Kim, i ka dërguar një tjetër mesazh të fortë ish-kryeministrit Berisha. Ky i fundit ka dalë kundër projektit energjitk të SHBA në vendin tonë, por ambasadorja ja ka bërë edhe një herë të qartë se Skavica dhe TEC-i i Vlorës janë shumë të rëndësishme për ta.

Gjatë fjalës së mbajtur në forumin energjetik të vendeve të Europës Juglindore, ambasadorja Yuri Kim theksoi rëndësinë e prodhimit të energjisë nga Shqipëria si një zgjidhje edhe për rajonin.

Ambasadorja Yuri Kim thotë se përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Bullgari, Greqi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi riafirmuan edhe një herë mbështetjen e fortë për diversifikimin e burimeve dhe rrugëve të furnizimit me energji.

Zhvillimet në Shqipëri, veçanërisht në Skavicë dhe Vlorë, janë çelësi i synimit të përbashkët strategjik për integrimin rajonal, prosperitetin dhe lirinë”, tha ambasadorja.

Berisha në shumë raste ka sulmuar fort projektin e Sakvicës, ndonëse do jenë amerikanët ata që do e ndërtojnë Hidrocentralin.

Bechtel mori pjesë në rrugën Tiranë-Elbasan, doli i katërti, nuk u kualifikua. Prokurimet direkte janë korruptive. Skavicën, kur erdha në pushtet në 2005 gjeta një kontratë të firmosur nga Fatos Nano me dy kompani shumë serioze italiane. Kompania erdhi tek unë, ishte prokurim direkt si Bechtel.

Unë kompanisë i vura dy kushte, e para, nuk pranoj kurrë prokurim direkt. Me këtë bazë anulova “General Eletric”. Së dyti, unë nuk spostoj fshata, nuk mbys asnjë pëllëmbë të territoreve të banuara. Nëse ju plotësoni këto kushte, unë do të hap garën dhe jeni të mirëpritur. Kompanitë italiane pranuan të dy kushtet dhe erdhën me një projekt të shkëlqyer, nuk përmbyste, krijonte një tunel nga Skavica e deri në Bicaj”, shprehej Berisha.