12 yjet e flamurit të BE-së do të jetë simbolika që do të shënjojë edhe skenografinë e PS për hapjen e fushatës në Sheshin Skënderbej në Tiranë më 12 prill në orën 12:00.

A2CNN ka mësuar detaje për organizimin e ditës së shtunë, ku çdo yll do të përfaqësohet nga ekipi i çdo qarku, së bashku me mbështetësit politikë të zonës së tyre. Përveçse ekspozimit të shkurtër nga drejtuesi politik për të thirrur emrat e ekipit, çdo qark do të prezantojë veten edhe në mënyrë artistike, me këngë dhe valle shqiptare. Gazetarja e A2 CNN Fjorela Beleshi raportoi se në mes të 12 yjeve, të cilët do të vendosen në mënyrë rrethore do të mbajë fjalën kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.

Kryeministri do të respektojë edhe të premten, ku sipas kodit hyjmë zyrtarisht në fushatë elektorale.

Pasditen e sotme rreth orës 17:00 do të ketë takim virtual me gratë dhe vajzat socialiste në 12 qarqe. Vetë kryesocialisti me gratë e Tiranës do të mblidhet tek Teatri i Operas dhe Baletit.

Qëllimi i kësaj mbledhjeje lidhet me rëndësinë që kanë gratë në mbështetje të selisë rozë për rezultatin e 11 majit. Të majtët kanë zgjedhur që ekspozojmë kandidatet gra, të cilat janë në lista, si dhe një ekspoze të rolit të kësaj gjinie në numrat për mandatin e katërt të PS.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *