Vetëm gjatë një jave, si pasojë e motit ekstrem në Evropë, kanë humbur jetën 13 persona, të cilët janë kryesisht nga Zvicra, Austria dhe Gjermania.

Qindra persona kanë mbetur të bllokuar në rajonet alpine për shkak të rrezikut të ortekëve, ndërkohë që erëra të forta  kanë ndikuar në anulimin e shumë fluturimeve.

Në Norvegji, për shkak të reshjeve të dendura të borës janë pezulluar kërkimet për gjetjen e katër skiatorëve, tre finlandezë dhe një suedez, të cilët besohet se janë  mbuluar nga një ortek.

Në Rumani temperaturat janë ulur në -24 gradë Celsius dhe dje u gjet edhe trupi i një të moshuari, në zonën e Karpateve.

Në Austri, qindra persona janë bllokuar nëpër shtëpi, mes rrugëve të bllokuara dhe ndërprerjes së energjisë elektrike.

Shkollat janë mbyllur gjithashtu. Në Holandë, transporti është pothuajse plotësisht i bllokuar. Kompania ajrore KLM ka anuluar 159 fluturime nga dhe drejt Evropës. Ngricat nuk kanë kursyer as jugun e Evropës. Shkollat në Athinë dhe në periferi të saj janë mbyllur për shkak të dëborës, që ka prekur edhe ishujt.

Në Rusi: Të paktën 13 persona vdiqën nga hipotermia në qytetin Burjatia, në Siberinë Lindore, në ditët e para të vitit, ku temperaturat kanë arritur deri në minus 49 gradë Celsius.

Sipas medias ruse, te pothuajse të gjitha viktimat janë gjetur sasi të larta të alkoolit në gjak. Ditët me mot ekstrem kanë përfshirë të gjithë Evropën, që vetëm gjatë një jave shkaktoi vdekjen e 13 personave, veçanërisht në Zvicër, Austri dhe  Gjermani.

Veritas.com.al/