Një burrë i armatosur me thikë ka sulmuar pasagjerët në një autobus në qytetin verior të Gjermanisë të Lübeck, duke plagosur rëndë disa njerëz.
Një i dyshuar është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe është dërguar në qeli, thotë policia. Gjithë zona e stacionit të autobusit është e rrethuar.
Gazeta lokale raporton për një numër të plagosurish prej 14 persona.
“Numri ekzakt i të plagosurve akoma nuk është i qartë”, thotë Policia në deklaratën e saj.
“Sfondi i krimit nuk është akoma i qartë dhe është subjekt i hetimeve në vazhdim”, shton deklarata.
Veritas.com.al/