
150 vetë kanë pësuar helmim nga torta që rezulton e prodhuar nga e njëjta pastiçeri.
Ngjarja ka ndodhur sot në qytetin e Peshkopisë. Drejtoria e Kujdesit Shëndetësor ka arritur në përfundimin se shenjat e helmimit, të konstatuara te 150 persona, vijë për shkak të konsumimit të tortës e prodhuar nga e njëjta pastiçeri.
Mes të të dëmtuarve ndodhen 50 fëmijë, 15 nga të cilët janë shtruar në spital dhe po trajtohen kundër helmimeve.
/Veritas.com.al