Pasi u mbushën faqet dhe ekranët e mediave me mijëra rrënjë canabis- sativa në të gjithë Shqipërinë, më në fund u zbuluan edhe parcelat e mbushura plot në një cep jugor të hartës së vendit, Kolonjë. 17 mijë rrënjë në parcelat e fotografuara që shfaqen më poshtë.
U duk se Policia e shtetit nuk e dinte dhe bëri të çuditurin. U ndodh pa përgjigje të shpejtë; siç duket shefat më lart nuk kishin aq shumë kohë sat ë bënin gati instruksionin përkatës.
Prokuroria e Korçës dhe Policia e Korçës reaguan “sinqerisht”. Ata thanë se plantacionet me 17 mijë rrënjë cannabis ishin mbjellur para disa muajsh por nuk kishin rënë në sy. Fillimisht ata hodhën dyshime mbi “bashkëpunimin e policisë vendore (Kolonjë) me trafikantët vendas”. Kjo është deklarata e Prokuorisë dhe Policisë së Korçës.
Të presim si do të ndryshojë rrjedha e deklaratave gjatë rrugës, kur çështje të merret në dorë nga “Tirana”, dmth., nga Ministria e Brendshme.
O do të ndëshkohen këta të Korçës që bënë deklaratën, ose disa fajtorë të vegjël në Kolonjë.
Plantacionet me kanabis u zbuluan në një masiv pyjor, rreth 2 km mbi fshatin Qinam-Radovickë, në kufi me rrethin e Përmetit. (Veritas.com.al)