Policia e Little Rock, kryeqyteti i shtetit federal amerikan Arkanzas, ka njoftuar se është duke hetuar të shtënat në një klub nate në të cilin të paktën 17 persona janë plagosur, raporton AP.

Policia përmes rrjetit Twitter ka bërë të ditur se të shtënat kanë ndodhur në orët e hershme të mëngjesit sipas kohës lokale në klubin e natës “Power lounge”, pas grindjes e cila ka shpërthyer gjatë një koncerti që po mbahej aty.

Shefi i policisë së Little Rock, Kenton Buckner tha se një person ndodhet në gjendje kritike, por më vonë gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

Veritas.com.al/