Anri Kashiku ka humbur jetën tragjikisht, pasi u fut në det në Durrës, për të shpëtuar të vëllanë e shokun e tij.
Ai sa ishte kthyer nga Anglia. 18-vjeçari ishte futbollist dhe ishte angazhuar me ekipin e Teutës.
Anri Kashiku pa që i vëllai dhe shoku i tij, të dy nga 15 vjeç, po mbyteshin në det dhe pa u menduar dy herë u fut në ujë për t’i shpëtuar.
Ai arriti t’i nxirrte dy të miturit, por vetë nuk ia doli dot. 18-vjeçari u mbyt në det dhe trupi i tij u gjet pas disa orësh kërkime. Dy 15-vjeçarët janë jashtë rrezikut për jetën.
Si ndodhi ngjarja?
Rresth orës 12:00-13:00 deti ka filluar të trazohet dhe dy 15-vjeçarët kanë hasur vështirësi në ujë. Me t’i parë, Anri Kashiku është futur menjëherë në ujë për t’i shpëtuar.
18-vjeçari hero ia doli të shpëtonte dy të miturit që tashmë janë jashtë rrezikut për jetën.
Shpresat për ta gjetur të gjallë Kashikun u shuan pasi kaloi kohë dhe nga i riu nuk dukej asnjë shenjë. Policia njoftoi më vonë se kishte gjetur trupin e pajetë të 18-vjeçarit. Pas shumë minutash, trupi i pajetë i Anri Kashikut t është gjetur rreth 20 metra nga bregu i detit.