Nga: G. Miri/
Çdo ‘betejë’ me gjithë viktimat që lë në fushë, në fund kthehet në komedi. Jo vetëm në Partinë Demokratike, e cila përballoi brenda një muaji dy beteja të humbura dhe dy komedi.
E dyta ishte kjo ‘fitorja’ e Bashës brenda partisë Demokratike. Ndërsa e para ishte ‘humbja më e thellë në gjithë historinë e PD’ , tha ish kryetari Berisha. Komedia e saj akoma po vazhdon, përmes “Republikës së Re’, përmes ministrave qesharakë në qeverinë ‘teknike’ dhe talljeve që i bën maxhoranca marrëveshjes me PD.
Fitoren e Bashës sot, e bën komike vetë rezultati rreth 99 për qind. Gjithë bota qesh me këtë rezultat. As në vendet më të humbura të rruzullit, ky rezultat nuk mund të besohet; kudo përqeshet. Aq më tepër që fitorja e Bashës u arrit në një luftë të paepur me veten dhe me kundërshtarët brenda Partisë. Kundërshtarët ‘u vranë’ të gjithë, ndërsa Basha fitoi mbi veten.
Kjo është humbja Basha
Ndërsa humbja ‘Selami’ është po kaq komike. Edhe kjo ëhstë një ëprsëritje e historisë së shëmtuar politike. Që në fillesat e politikës alias albaneze, ka pasur shërbëtorë politik që kanë hedhur poshtë dinjitetin e tyre për të shërbyer liderin “e pagabueshëm”. Kjo është një njollë e shëmtuar, shpikja e kandidatëve përballë liderit.
Eduart Selami, një ish bashkë-themelues dhe kryetar i PD e bëri veten që t’i shërbejë Bashës si ‘mbulesë’. Madje sot zoti Selami arriti të formulojë edhe fjalë falënderimi, edhe pse humbi shumë thellë në ‘kandidimin’ e tij. Ai tha: “ja ku më ke kryetar, jam gati të bashkëpunoj me ty”. Që në fillim ishte parashikuar farsa.
Sot të dy falënderuan njëri tjetrin: Njëri për humbjen dhe tjetri për humbjen.