Shtetet e Bashkuara njoftuan një paketë të re ndihmash ushtarake prej 2.5 miliardë dollarësh për Ukrainën, ndërsa Joe Biden po shfrytëzon javët e fundit në detyrë për të rritur mbështetjen ndaj Kievit para se Trump të vije ne pushtet.

“Nën drejtimin tim, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë pandërprerë për ta forcuar pozicionin e Ukrainës në këtë luftë përgjatë kohës qe me ka mbetur në detyrë”, tha Biden në një komunikatë, sjell A2 CNN.

Ndihma e re përfshin ndihmë ushtarake prej 1.25 miliard dollarësh nga rezervat amerikane dhe një paketë prej 1.22 miliard dollarësh nga Iniciativa për Ndihmë të Sigurisë për Ukrainën. Biden tha se ndihmat  do t’i sigurojnë Ukrainës një fluks të menjëhershëm armësh që ajo po i përdor me efikasitet të lartë në fushëbetejë, dhe furnizime afatgjatë për mbrojtjen ajrore, artilerinë dhe sisteme të tjerë të armëve vendimtare.

Që prej fillimit të luftës më 2022, Uashingtoni e ka ndihmuar Ukrainën me 175 miliardë dollarë, por tani nuk është e sigurt nëse kjo mbështetje do të vazhdojë me këtë ritëm nën udhëheqjen e Trumpit, i cili do të marrë detyrën më 20 janar.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *