(FOTO: Një pamje nga tunelet e zbuluara në kufirin me meksikën, SHBA)

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara kanë zbuluar dhe kanë shkatërruar 224 tunele që janë përdorur për kontrabandë të sasirave të mëdha droge nëpër kufirin me Meksikën . Tunelet nisen të përdoren për këtë qëllim që në vitin 1990. 22 prej tyre ishin zbuluar para dy vjetësh, por kishin mbetur edhe 202 tunele të pazbuluar. Këtë raporton DEA në Vlerësimin më të fundit të Rrezikut Kombëtar të Drogës.

Nga 224 tunele të zbuluar përgjatë kufirit jug-perëndimor mes vitit 1990 dhe Mars 2016, 185 prej tyre kalojnë përmes territorit të Shteteve të Bashkuara.

Raporti thekson se tunelet, fillimisht, janë zbuluar në Arizona dhe California dhe janë përdorur zakonisht, nga  “Sinaloa Cartel”, një nga grupet më të vjetër dhe më të strukturuar të trafikimit të drogës, ose i njohur si “kartelet Meksikane më ekspansionist në arenë ndërkombëtare”.

DEA theksoi se tunelet fillojnë në Meksikë dhe tentojnë drejt shtëpive të  fshehtë në anën e kufirit të Shteteve të Bashkuara.

“Këto tunele janë tipike me hyrje në zona modeste e të panjohura, si për shembull në rezidenca private ose depo a magazina, me qëllim që të anashkalojnë efektet e ligjit për kontroll dhe dyshime”, sipas DEA.

/Veritas.com.al/