Policia e Tiranës ka sekuestruar 23 armë zjarri, të cilat u kapën brenda një furgoni në zonën e “Myslym Shyrit”.
Në pranga është vënë poseduesi i tyre ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga autoritetet.
I arrestuari është Eugert Sino.
Grupi hetimor po heton lidhjet e tij dhe përfshirjen e personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.
Armët e sekuestruara:
-12 armë zjarri pistoletë të markave “Beretta”, “Glock”, “Rex Delta”, “Ruger-57” dhe “Tanfoglio”;
-6 armë zjarri automatike;
-5 armë zjarri me tytë të gjatë (me shënjestër optike, të ngjashme me snajper);
-1 silenciator;
-17 krehra për armë zjarri të ndryshme;
-pjesë të ndryshme armësh zjarri;
-15 000 fishekë;
-17 kuti me pranga të ngjashme me ato që përdoren nga Policia;
-12 celularë dhe pajisje që përdoren për shpërthime në distancë;
-pajisje elektronike gjurmuese (GPS);
-pajisje për bllokimin e valëve;
-pajisje për numërimin e kartëmonedhave;
-3 komplete uniformash të ngjashme me ato të Policisë
Komente