Gazetari i njohur sportiv, Saimir Demi ndërroi jetë sot në moshën 57-vjeçare.  Një lajm i hidhur jo vetëm për komunitetin e gazetarëve sportivë, por për çdokënd që pati fatin të njihej me të dhe të mësonte prej tij.

Prej kohësh Saimir Demi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Gazetari Saimir Demi me një karrierë 30-vjeçare, prej kohësh ishte pjesë e RTSH-së dhe ka punuar edhe në gazeta të ndryshme sportive si drejtues.

Miqtë dhe të afërm kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e tij. Saimir Demi është dhe vëllai i gazetarit të njohur Enkel Demi.

Gazetari Defrim Methasani kujton telefonatën e fundit

Enkel Demi, vëllai i të ndjerit ka bërë një reagim në Facebook, duke thënë se i vetmi ngushëllim që ka është fakti që ai nuk vuajti dhe iku i rrethuar nga njerëzit e tij dhe nga mjekët.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *