-Gjatë kontrollit gjetur materiale për të fabrikuar bomba-
Nga: Valentina Dardari/
Policia holandeze arrestoi katër vetë në Roterdam, të akuzuar se mund te jenë terroristë te mundshem.
Burrat, me shume mundesi, po përgatitnin një atentat në ditët e ardhshme. Agjentët e posaçëm anti-terrorist kanë kryer hetime të ndihmuar nga policia. Ka pasur disa kontrolle në ndërtesat që konsiderohen të dyshimta. Siç ka bere të ditur policia përmes një komunikate, hetimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe do të kryhen verifikime të mëtejshme, lidhur me madhësinë e kërcënimit terrorist të zbuluar.
Për momentin, forcat e rendit kane mbajtur maksimumin e sekretit për identitetin e personave të ndaluar dhe mbi natyrën eventuale të sulmit të mundshëm terrorist. Në muajt e fundit ka pasur disa kërcënime kundër Holandës, një vend që deri tani nuk është prekur drejtpërdrejt nga sulmet terroriste. Për momentin, hetuesit holandezë kanë arritur gjithmonë të parandalojnë sulmet eventuale.
Në qershor, hetimet çuan në arrestimin e dy terroristëve të mundshëm marokenë, 22 dhe 28 vjeç. Të dy të arrestuarit u gjetën në posedim të një videoje të xhiruar mbi urën Erasmus me në sfond himnin e martirit. Në atë rast, policia e kishte konsideruar të mundshem një atentat mbi urën e Roterdamit dhe në Francë. Gjithashtu verën e kaluar, në muajin gusht, një djalë 19-vjeçar me origjinë afgane,ardhur nga Gjermania, kishte sulmuar në Amsterdam, armatosur me thikë dy turistë amerikanë .
I riu vdiq pak pasi u godit nga plumbat e policëve. Në shtator, policia kishte arrestuar shtatë persona dhe në një komunikatë kishte njoftuar se kishin arritur të çbënin një atentat ndaj civilëve. Gjatë kontrolleve të fundit, u gjetën material te përdorura për të ndërtuar bomba dhe u gjetën fekondues për prodhimin e autobombave . Pas këtyre gjetjeve, njësitë speciale anti-terroriste nuk përjashtojnë që të arrestuarit po organizonin një sulm në një vend publik, me pushkë, xhupa eksplozive dhe një autobombë.
Veritas.com.al/