Mbrëmjen e sotme është ekzekutuar me rreth 40 plumba biznesmeni Bardhok Pllanaj, 46-vjeç, i njohur si ‘Kumbar’ droge, teksa ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij në fshatin Dobraç i Ri të Shkodrës.

Pllanaj është një emër i njohur për policinë. 7 vite më parë, i dyshuar si trafikant narkotikësh, ai arriti t’i shpëtonte policisë dhe u fsheh në automjetin e ish-deputetit Mark Frroku.

Ai njihej me nofkën “Kumbari” dhe është dënuar me burgim në mungesë në 2014-ën nga Gjykata e Rrethit Shkodër për tre vepra penale: “Pastrim parash”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim pa leje”. Asokohe Gjykata e Rrethit të Shkodrës vendosi të sekuestrojë një pallat 10-katësh në pronësi të Palanajt, e cila kapte vlerën e 2 milionë eurove.

Gjithashtu Planaj, ishte i skeduar nga policia si një person që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. 46 vjeçari dyshohet si i përfshirë në operacionin e quajtur “laguna e Vilunit të zhvilluar më datë 30 shtator 2014, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” midis Lagunës së Vilunit dhe Shëngjinit, shërbimet e policisë kufitare dhe ato të Guardia di Finanza, panë të hidheshin nga një mjet lundrues, në det çanta të zeza në përmasa të mëdha. Pasi u nxorën nga deti, rezultoi se brenda thasëve kishte drogë me peshë 210 kg. Të nesërmen e asaj date, në vendin e quajtur Grykëderdhja e Bunës në Velipojë, forcat e policisë kufitare gjetën të hedhura në det edhe 15 çanta të tjera me peshë 594 kg.

Afër vendit të ngjarjes është konstatuar një makinë e djegur brenda së cilës janë gjetur dhe 2 armë të cilat dsyhohet se janë të autorit dhe ai i ka përndorur për të kryer krimin. Policia ka rrethuar zonën, ndërsa në ndihmë të saj ka shkuar edhe FNSH. Ndërkaq janë ngritur pika kontrolli dhe po kryhen kontrolle te imtësishme për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më datë 04.04.2021, rreth orës 21:10, në fshatin Dobraç i Ri, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër,  duke udhëtuar me automjet është vrarë me armë zjarri shtetasi B. P. rreth 46 vjeç banues në Shkoj i Ri. Shërbimet e Policisē kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli. Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar dhe grupe të FNSH Shkodër. Veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve“, thotë policia.