Roberto Vivaldelli 

Historia përsëritet gjithmonë dy herë: herën e parë si tragjedi,te dyten si farsë, reciton një aforizëm shumë i njohur që i atribuohet Karl Marxit. Prandaj, demokratët amerikanë kanë gjasa të përsërisin gabimet e bëra në vitin 2016, kur të gjitha sondazhet e jepnin të mundur Donald Trump dhe fituese ish-sekretaren e shtetit Hillary Clinton. Tre ditë para zgjedhjeve presidenciale, një sondazh i kryer nga Konsorciumi i Zgjedhjeve Princeton i jepte kandidates së demokrateve 99% te shansit për të fituar kundër 1% të mjerë të The Donald. Pastaj, siç e dimë, historia shkoi shumë ndryshe. Demokratët, të paaftë për të lexuar realitetin e pranimit të humbjes, thellësisht të përçmuar nga një rezultat habitës dhe krejtësisht te papritur, nxorrën jashte nga cilindri histerinë mbi lajme të rremë dhe hetimin e diskutueshëm mbi Russiagate – qe pas dy vjetësh hetimesh nga prokurori special Robert Mueller nuk ka çuar në asgjë.

Pas shok-ut të vitit 2016, demokratet tani gëzohen për sondazhet që i japin Joe Bidenit një avantazh shumë të qartë në një konfrontim të mundshëm me Presidentin Donald Trump. Sipas sondazhit të fundit të Universitetit Quinnipiac, në fakt,Biden eshte 13 pikë përpara kundrejt Trump.Pesë kandidatët e tjerë demokratë do tja dalin të mundnin presidentin, sipas të njëjtit sondazh: Bernie Sanders, Kamala Harris dhe Elizabeth Warren kishin një avantazh të qartë mbi The Donald, me Sanders mbi 9 pikë përqindjeje, Harris me 8 dhe Warren ne avantazh me 7.Madje Pete Buttigieg dhe Cory Brooker janë mbi 5 pikë përqindjeje.

Biden në avantazh mbi Trump, po a është me të vërtetë kështu?

“Kanë mbetur 17 muaj deri në ditën e zgjedhjeve, por Joe Biden është përpara me proporcione të mëdha”, ka deklaruar Tim Malloy,zëvendës drejtor i Sondazhit të Universitetit Quinnipiac për The Hill. Sipas sondazhit, avantazhi me dy shifra i Biden mbi Trump është ne pjesen me te madhe i përcaktuar  nga hendeku gjinor. Ish-zëvendespresidenti do të ishte në gjendje ta mposhtte Trumpin per 47 me 46 ndër meshkujt, por midis grave Biden është siper 26 pikëve, 60 me 34. Në te njejten menyre, votuesit e bardhë janë të ndarë në mënyrë të barabartë midis të dyve, me Trump siper me një pikë krahasuar me kundërshtarin: Biden, megjithatë, udhëheq sfidën midis votuesve afroamerikanë – 85 me 12 – dhe midis hispanikëve – 58 me 33. Të dy kandidatët tejkalojnë 90% te mbështetjes brenda partive të tyre përkatëse, por te pavarurit shprehen për Biden me një hendek prej 58 me 28.

“Në 2020 – thekson The Hill – Michigani,Pennsylvania dhe Wisconsin do të jenë fushat kryesore të betejës.” Demokratët, megjithatë, rrezikojnë te nënvlerësojne edhe një herë kundërshtarin, i cili mund të mburret me rezultatet formidabile të arritura në fushën ekonomike. Siç ilustron i njejti sondazh, 70% e amerikanëve e quajtën ekonominë amerikane “të shkëlqyeshme” ose “të mirë”. Dhe 77 për qind e tyre thanë se gjendja e tyre financiare është “e shkëlqyeshme” ose “e mirë”,qe i afrohet maksimales historike te 78% të regjistruar në prill 2018. “Ekonomia jonë është numri një. Gjithë planeti ka zili Amerikën dhe më e mira duhet akoma te vije”,shkruante Trump në fillim të majit. Siç thekson Corriere della Sera, “përtej të gjitha artificeve dialektike, nuk ka dyshim se shifrat për rritjen e ekonomisë amerikane në këtë pjesë të parë të 2019 janë ekstremisht pozitive,sidomos nese krahasohen me ato të ngadalësimit të Evropes dhe Kines “.

Por Trump është më popullor se Obama kur u rizgjodh

Demokratet gabojne shumë nëse besojnë se fitorja në 2020 është dhënë. Siç raportohet nga Agi jo më vonë se një muaj më parë, sipas sondazhit të fundit Gallup, Presidenti Donald Trump nuk ka qenë kurrë kaq popullor sa tani. Shkalla e miratimit të tij ka arritur nivelin me të lartë historik, me pothuajse gjysmën e amerikanëve që shprehin një gjykim pozitiv. 46% e votuesve amerikanë miratojnë punën e presidentit në gjysmën e dytë të prillit nga 45% në gjysmën e parë të muajit.E dhena ndjek rezultate pozitive mbi ecurinë e ekonomisë dhe rezultatin veçanërisht jo negativ për Trump të hetimeve mbi Russiagate. Miratojnë Trumpin 91% e republikanëve dhe 12% e demokratëve.

Por e dhena që më së shumti e bën Trump te buzëqeshë është ajo që raporton Rasmussen, sipas të cilës Presidenti gëzon, në këtë moment, një popullaritet që prek 50%, kundrejt 47% të të intervistuarve që nuk e miratojnë punën e tij. Në maj të 2011, kur në të njëjtën periudhë Barack Obama ishte në kandidim për rizgjedhjen e tij – konfirmuar në nëntor 2012 – presidenti demokrat dhe çmimi Nobel për Paqen ishte edhe më pak i vlerësuar se Trump,me një indeks të vlerësimit te ndalur ne 49%.

Një tjetër element që mund të bindë votuesit  e qendrës dhe te moderuarit për t’u mbështetur në Presidentin e tanishëm është linja politike e paqartë e Partisë Demokratike.Joe Biden tërhiqet vazhdimisht prej xhakete nga krahu progresist i partisë – i përfaqësuar nga Bernie Sanders, Elizabeth Warren dhe deputetja Aleksandria Ocasio-Cortez – siç dëshmon “kthesa” e tij mbi abortin dhe mbi amendamentin Hyde të cilat mund të bëjnë të kthejnë kokën nga centristet.

VERITAS.COM.AL/