Vrasja makabër që u shënua dje në Pogradec, ku një 44-vjeçar me probleme mendore ka masakruar me thikë nënë e tij në fshatin Buçimas, tronditi jo pak opinionin publik.
Gjithçka ka nisur nga një konflikt verbal, e më pas autori ka marrë thikën e ka masakruar nënën e tij, 70 vjeçaren Firdes Çekiçi, e kokën ia ka varur tek porta e shtëpisë.
I divorcuar nga bashkëshortja, ai jetonte me nënën e tij dhe vajzën e tij 15-vjeçe. Mësohet gjithashtu se me ta jetonte dhe vëllai tjetër i Olsi Çekiçit, gjithashtu me probleme mendore.
Autori i vrasjes, Olsi Çekiçi ka deklaruar në polici se nuk është penduar për veprën penale të kryer: “Nuk pendohem. Kjo do të ndodhte një ditë. Amanet vajzën dhe vëllain ja lë shtetit amanet”, ka thënë ai në deklaratë.
Burime nga grupi hetimor thonë se edhe vetë autori ka pësuar dëmtime në pjesën e ballit dhe se ka qenë shumë i qetë edhe gjatë kohës që ka bërë deklaratë.
Ndërkohë në një vëzhgim të shpejtë në llogarinë e tij në facebook vë re se ai postonte mesazhe për dashurinë, shpërndante video të Unicef, foto të Dua Lipës apo dhe të politikanëve si Ilir Meta e Petrit Vasili.
Po ju sjellim më poshtë një pjesë të asaj çfarë ai postonte./TCH/