Policia e Elbasanit dha një konferencë për median lidhur me operacionin e ndërmarrë gjatë natës dhe vijuar deri në orët e para të mëngjesit.
Mbi 490 efektivë policie kanë marrë pjesë në operacion si dhe janë kontrolluar dhjetra banesa dhe lokale.
Ka biznesmenë, dhe persona me arsim të lartë por dhe persona me arsim të mesëm. Kryesisht janë mbi moshën 20 – 65 vjeç” u tha ne konference nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Kryekomisar Ilir Proda
Gjithsej janë firmosur 52 urdhërarreste.
Bëhet fjalë për 45 persona të arrestuar, të ndaluar me urdhër të prokurorisë, 7 në kërkim
Gjatë operacionit janë sekuestruar drogë, heroinë, kokainë si dhe janë sekuestruar 51 mln lekë.
Sot u përmbyll faza e parë e operacionit policor
Kontrollet naten
Forca të shumta të FNSH-së dhe policisë së Elbasanit kanë kryer një aksion në orët e para të mëngjesit. Bëhet me dije se janë shoqëruar një numër i madh personash të cilët dyshohet se janë përfshirë në aktivitete të ndryshme kriminale.
Në pamjet e siguruara, vihet re një prani e madhe e mjeteve të policisë para komisariatit në Elbasan.
Policia e Elbasanit ka zhvilluar këtë të enjte një konferencë për mediat sa i takon një hetimi 3 mujor për goditjen e trafikut të drogës. Policia e Elbasanit ka goditur grupe kriminale që shpërndanin drogë të llojit të ndryshëm si heroinë, kokainë, kanabis etj. Në saj të operacionit të koduar “Rrjeti”, janë sekuestruar 1.3 kg kokainë, 860 gr heroinë, 1.3 kg kanabis, 1 kallashnikov, 51 mln lekë dhe 15 mijë €. Të arresturit janë ndarë në disa grupe, 11 të arrestuarit kanë qenë të dënuarit edhe më parë për drogë.
“Gjatë kontrolleve policia ka gjetur dhe sekuestruar 1 kg e 313 g kokainë. 860 gr heroine, 1 kg kanabis, mijëra doza kokainë, fara kanabis, metadon të sekuestruara. Një armë zjarri, sasi municioni, silenciatorë, armë të forta si dhe një shumë prej 51 milionë lekësh dhe 15 mijë euro.
5 shtetas të tjerë pjesëtare, dhe në gjendje të lirë edhe 29 shtetas të tjerë. 11 të tyre kanë qenë të dënuar për vepra të lëndëve narkotike, ndërsa të tjerë për vepra të ndryshëm penale. 10 persona janë pjesë e këtyre grupeve kriminale. Hetimi është në vijim. Janë lëshuar 52 urdhër arreste, 48 të proceduar 7 janë në kërkim.”- thotë një prej policëve.