Një 46-vjeçari i identifikuar si Albert Topuzi i është sekuestruar pasuria me vlerë rreth 3.5 milionë euro pasi dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale. Atij i është bllokuar një vilë tre katëshe, një vilë 2 katëshe, 3 apartamente, si dhe 5 automjete, mes tyre edhe makina luksoze si ‘Porsche’, ‘BMW’ apo ‘Audi’. Gjithashtu i janë bllokuar 4 sipërfaqe ndërtimi dhe një aktivitet tregtar (biznes) me objekt prodhimin e betonit.
Sekustrimi i pasurive u bë në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Fasada’, pasi u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Elbasanit sepse dyshohet se pasuritë rrjedhin nga veprimtaritë kriminale. Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera të përfituara në mënyrë të kundërligjshme, që Albert Topuzi dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.
Kush është Albert Topuzi
Topuzi është autor i dyshuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarive kriminale”, ndërsa më parë ka qenë i arrestuar në Itali, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, në rrethana rënduese.
Pasuria e sekuestruar
1.Pasuria nr.22/25 trual + ndërtesë 2 kate (godinë shërbimi), përfituar me leje legalizimi në vitin 2013;
2.Pasuria nr.429/11 vol 19 faqe 92, ZK 8526 e llojit truall që disponohet nga Albert Topuzi;
3.Pasuria nr. 4/611+1-29 vol 23 faqe 20, Zk 8524, sipërfaqe 109 m2, vlera 5,354,080 lekë përfituar me kontratë shitblerje në datë 22.08.2012;
4.Pasuria 22/23 ZK 8526, godinë banimi 1 kat, përfituar me leje legalizimi në vitin 2013;
5.Pasuria nr.429/13 vol 19 faqe 94, ZK 8526 e llojit truall që disponohet nga Gentian Topuzi;
6.Pasuria nr.5/289 ZK 8524, e llojit ndërtese 3 kate + bodrum + nënçati, me sipërfaqe 241,8 m2 truall, nga kjo ndërtesë : kati përdhe sip.153,8 m2, kati bodrumit me sip 151.4 m2, kati i parë me sip 164.5 m2, kati dytë me sip 164.5m2, sip. e nënçatisë 140+24.1 m2;
7.Pasuri nr.22/24 ZK 8526, godinë banimi 1 kat 60 m2, përfituar me leje legalizmi në vitin 2013;
8.Pasuria nr.429/12 vol 19 faqe 93, ZK 8526 e llojit truall;
9.Pasuria nr.5/149+1-21, vol 6 faqe, 136 ZK 8524 e llojit apartament në bashkëpronësi mes Gentian Topuzi dhe Albert Topuzi , përfituar nga privatizimi që disponohen nga Bashkim Topuzi;
10.Automjetet me targë AA 3.. CD, AV 2.., AA 1.. YN, AA 4.. DA në pronësi të Bashkim Topuzi
11.Automjeti me targë automjetin me targë AA 6.. RM në pronësi të Gentian Topuzi.