Vrasja e teknologut të Ballshit, Shefo Duraj, e ndodhur Nëntorin e kaluar, rezulton se është kryer për hasmëri. Hasmëria ka nisur 48 vjet më parë.
Policia ka arritur të zbulojë vrasjen e teknologut të uzinës së Ballshit, Shefo Durajt,në pyllin e fshatit Kalenjë të Mallakastrës në nëntor të vitit 2016 dhe ka arrestuar autorin.
Prova që e fundosi vrasësin, Feti Yzeiraj. 41 vjeç nga fshati Aranitas i Mallakastrës, ishte gjetja e telefonit të viktimës tek ai. Prokuroria njoftoi se “viktima Shefo Duraj në momentin e vrasjes dispononte dy aparate telefonike celulare, njeri prej të cilëve u gjet në vendin e ngjarjes kurse aparati tjeter nuk eshte gjetur. Sipas përgjigjes së shoqërisë telefonike xxxxx, datë 4.10.2017, rezultoi se aparati telefonik ishte regjistruar në emër të Feti Baki Yzeirajt, me familjen e të cilit viktima kishte hasmëri.
Vrasja ndodhi në datën 29.11.2016 në pyllin e këtij fshati, kur u gjend nga një bari kufoma e Durajt, 57 vjeçarit që ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa që më datë 14.11.2016.
Veritas.com.al/