Eshtë ky konkluzioni i Observatoire 2016 “Francezët dhe alkooli”, i drejtuar nga Fondacioni për kërkimin në fushën e alkoologjisë: një varësi tërheq tjetrën me të fiksuarit pas sporteve të cilët tregojnë tri herë më shumë shenja të konsumimit problematik të alkoolit.
Nga Desiree Lamarzelle
Studimi “Francezët dhe alkooli 2016” i sapo publikuar, ndërsa dëshmon me prova se ka një lidhje midis aktivitetit fizik dhe konsumimit të alkoolit, rreket të provojë realisht se varësia është shpesh e shumëfishtë.
Në fakt, personat që ushtrojnë rregullisht një aktivitet fizik kanë shpesh një frekuencë konsumi të lartë (së paku të përjavshëm) të alkoolit.
Megjithatë, personat që paraqesin tipare të një varësie ndaj sportit janë thuajse tri herë më të shumtë se të tjerët që nuk e kanë këtë varësi dhe tregojnë shenja të një konsumimi problematik të alkoolit (11 % përkundër 4 %).
Për professor Philip Gorwood, kryetar i komitetit shkencor të Fondacionit, “Varësitë janë jashtëzakonisht co-patologjike, domethënë lehtësisht të lidhura me njëra-tjetrën”.
Për pasojë, lidhja midis sportit dhe alkoolit nuk është edhe aq kontradiktore nga momenti kur praktikimi i një sporti kthehet në varësi – që quhet ndryshe bigoreksi – ajo mund të bashkëshoqërohet me këtë varësinë tjetër që është konsumimi i alkoolit.
Bigoreksia, çfarë është?
E njohur, sigurisht edhe nga OBSH (Organizata Botërore e Shëndetit), bigoreksia është varësia nga sporti nga e cila vuajnë atletë të shumtë profesionistë por edhe amatorë.
Fajin e ka sekrecioni i endorfinave, një molekulë natyrore që shkakton (atë që amerikanët e quajnë “runner high”) një formë dehjeje shumë addiktive. Praktikimi i “running” është në fakt në vendin e parë të klasifikimit të disiplinave sportive subjekte të varësisë me të famshmen “dehje e vrapuesit”.
Si format e tjera të varësisë (alkooli, duhani, medikamentet kundër dhimbjeve (anti-dolorifikët), edhe bigoreksia njihet dhe kurohet.
Rezultatet e tjera të “Observatorit 2016” tregojnë se nëse njohuritë praktike themelore për zotërimin e konsumimit janë ende pak të njohura nga francezët, këta të fundit adoptojnë gjithsesi një sjellje të kujdesshme kundrejt alkoolit: në 10 persona, 6 nuk i japin kurrë makinës nëse kanë konsumuar alkool dhe në 10 persona, më shumë se 7 nuk ia rekomandojnë kurrë një gruaje shtatzanë konsumimin e alkoolit.
_____
Studim 2016 “Francezët dhe alkooli” nga L’Observatoire