Ish-hotel “Vollga” në Durrës nga sot do të jetë në menaxhim nga shteti. Sipas informacioneve mësohet se sot Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, ka sekuestruar “Vogllën”, por ende nuk dihen arsyet e këtij vendimi.

Më tej shtohet se kjo agjenci pritet të dalë sot në një konference gjatë ditës për të të dhënë detaje nga vendimi.

Në periudhën e privatizimeve, ky hotel i kaloi një pronari që pretendonte pronësinë e saj, por në vitin 2011, një pjesë e pronës i kaloi Emiljano Shullazit.

Po ashtu mësohet se sekuestrimi i “Vollgës” ka ardhur pas hetimeve të SPAK, në bazë të ligjit Antimafia, për kalimin e pronës tek Emiliano Shullazi. Ky i fundit e ka përfituar pronën në bazë të dy akteve të dhurimit, por është dhe në hëtim dhe në paraburgim, pasi akuzohet se e ka marrë me dhunë.

VERITAS.COM.AL