Një sondazh i ri ka zbuluar se gjashtë në dhjetë francez aprovojnë vizitën e Presidentit amerikan, Emmanuel Macron në paradën e Ditës së Bastille në Paris.

Zoti trump pritej të përballej me protesta të organizuara nga ekstremistë të majtë në Paris, por një studim i ri i kryer nga Instituti Elabe që intervistoi 995 persona gjatë dy ditëve, tregoi se një maxhorancë në vend miratuan vendimin e presidentit Macron për të ftuar presidentin Amerikan në ditën Kombëtare të Marsille- sipas televizionit Francez BFMTV.

Nga këto polle, 59 për qind janë në favor të vizitës, me mbështetjen më të madhe që vjen nga krahu i djathtë. 69 për qind e atyre që mbështeten Francois Fillon si kandidat për president ishin në favor të vizitës; dhe 67 përqind e mbështetësve të Marine Le pen ishin dakord me ftesën ndaj Trump, duke e quajtur një lëvizje të mirë të presidentit Macron.

Mbështetësit e kandidatit të majtë për president Jean-Luc Mélenchon ishin kundër vizitës, por jo të gjithë, vetëm 56 për qind e tyre.

Interesante ishte vota e moshës 18- 24 vjeç. 52 për qind e tyre miratuan ftesën e Macron për Trump. Pensionistët dhe të tjerë mbi moshën 65 vjeç shprehën miratim të fortë, mbi 63 për qind pro ftesës së Macron per Donald Trump.

Veritas.com.al/