
Gjykata e Posaçme dënoi me 1 vit burg drejtoreshën Deborah Keçi, për çështjen 5D. Dënimin me burg gjykata ia konvertoi në 16 muaj shërbim prove. Keçi u gjet fajtore për akuzen e shklejes së barazisë me tendera. Gjithashtu i hiqet e drejta të mbajë funksione publike për 5 vite.
Teuta Guri dënohet me 9 muaj burg, përfundimisht 6 muaj. Vendimi pezullohet dhe zëvendësohet me punë në interes publik, pa shpërblim, 60 orë, brenda 6 muajsh. Renaldo Gjerasi dënohet me 9 muaj burgim, përfundimisht 6 muaj burg. Pezullim i dënimit me burg dhe zëvendësim me 60 orë punë në interes publik brenda 6 muajsh. Etion Mera dënohet me 9 muaj burg, përfundimisht me 6 muaj burgim, pezullim i dënimit dhe zëvendësim me 60 orë punë në interes publik, brenda 6 muajsh.
Nga hetimet e kryera nga SPAK e pandehura Deborah Keçi në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, Klubi Sportiv Tirana, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me të pandehurit Teuta Guri, Jetjon Mera dhe Rejnaldo Gjerazi, në cilësinë e anëtarëve të KVO kanë krijuar për operatorin ekonomik “5D Konstruksion” sh.p.k avantazhe dhe privilegje të padrejta në procedurën e prokurimit me objekt rikonstruksionin e palestrës së mundjes, tender i zhvilluar në dhjetor të vitit 2020.
Komente