
Deputetja Monika Kryemadhi ka komentuar kontratën e lobimit të PD-s prej 6 mln dollarësh në SHBA, me qëllim heqjen e non grata-s së Sali Berishës.
E ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku Kryemadh u shpreh se kontrata është e rregullt dhe u bë publike në faqen zyrtare të Departamentit të Drejtësisë.
“Kontrata është shumë e mirë në momentin që burimet janë të ligjshme, bravo u qoftë.
Nuk më duket e ekzagjeruar dhe ka qenë publike që në fillim në faqen e Departamentit të Drejtësisë.
Ishte publike, kujt tjetër duhej t’i behej publike, Edi Ramës?
Në kontratë nuk shkruhet se kjo kontratë behet për lobimin e heqjes së non-grates për Sali Berishën.
Të lobosh me SHBA-në nuk është e gabuar”, u shpreh Monika Kryemadhi.
Komente