TIRANË- Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, ka kryesuar aeroportet e rajonit për numrin e pasagjerëve gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026.

Për këtë, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili thotë se gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, aeroporti ka regjistruar rreth 6 milionë pasagjerë, duke shënuar një rritje prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson aeroportet e rajonit për numrin e pasagjerëve në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026”, shkruan Rama.

Rritja e numrit të pasagjerëve vjen në një periudhë kur Shqipëria vijon të shënojë fluks të lartë udhëtarësh dhe turistësh, ndërsa Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mbetet pika më kryesore e hyrje-daljeve në vend.

Shifra prej 6 milionë pasagjerësh në vetëm gjashtë muaj nënvizon ritmin e lartë të aktivitetit të aeroportit dhe rritjen e trafikut ajror krahasuar me vitin e kaluar.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *